Aktorja Beren Saat është prej 5 vitesh e martuar me Kenan Dogulu por së fundmi, në mediat turke përflitet se divorci mes tyre është shumë pranë. E pyetur nga gazetarët, Beren ka preferuar mos të komentojë asgjë në lidhje me këto zëra dhe nga ana tjetër, as mos t’i mohojë ato.
“Nuk dua të flas për këtë” – është gjithçka që ajo ka thënë.
Megjithatë, gazetarët kanë këmbëngulur, madje e kanë pyetur aktoren për arsyen e fshirjes së fotove të dasmës nga profili i saj në instagram. E zënë ngushtë, Beren nga preferuar të largohet pa dhënë asnjë shpjëgim më tej.