1- Harry nuk e thyen në fund shkopin magjik, i njohur si “The Elder Wand”
Sic e shohim në film, Harry e thyen në dy pjesë shkopin magjik, në mënyrë që ai të mos binte në duar të gabuara. Por, në libër nuk ndodh kjo gjë. Harry e kthen shkopin në varrin e Dumbledore, por përpara se ta bëjë këtë, rregullon shkopin e tij magjik fillimisht.
2- Fshesa magjike e parë e Harry-t nuk ishte një Nimbus 2000
Një detaj të cilin lexuesit mund ta kenë vënë re është se Nimbus 2000 nuk ishte fshesa e parë magjike e Harry-t. Në një letër të shkruar nga Lily, ajo i thot Sirius se Harry-t i ka pëlqyer shumë fshesa lodër që ai i kishte dërguar. Më pas thotë që ai e ka përdorur atë në oborr dhe se James mendon se ai do bëhet një lojtar shumë i mirë Quidditch.
3- Sytë e Voldemort nuk janë si në film
Në film, sytë e Voldemort janë të bardhë. Ndërsa në libër, shpjegohet që janë të kuq.
4- Në filmin Harry Potter dhe Urdhëri i Feniksit, nuk shfaqet loja e Quidditch
Në libër, një pjesë e rëndësishme flet për sezonin e Quidditch në të cilën Ron bëhet pjesë e skuadrës si portier, duke zëvëndësuar Olive Wood dhe duke i dhënë personazhit të tij më shumë vëmendje. Por, kjo gjë nuk shfaqet në film.
5- Në filmin “Harry Potter dhe kupa e zjarrit” nuk përmendet cmimi që fiton Harry në përfundim të turneut
Në libër shpjegohet që cmimi në para që fitohet nga turneu është 1000 galleon, të cilat Harry ua jep Fred dhe George. Më pas ata të dy i përdorin paratë për të hapur dyqanin e tyre Weasley’s Wizard Wheezes.