Çifti, The Weeknd dhe Selena Gomez së fundmi kanë përkrahur njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale.
Këngëtari kanadez 27-vjeçar ka postuar një fotografi të të dashurës së tij 24-vjeçare në Instagram, imazhi i setit fotografik më të fundit të “Coach FW17”.
Ylli i “Starboy” nuk ka preferuar të shkruaj një mbishkrim me fjalë për këtë foto por sipër saj ai ka shtuar 5 ikona diamantësh, duke e ndarë për 4 milionë ndjekësit e tij.
Nga ana tjetër Selena ka postuar fotografinë e partnerit të saj, i cili kishte dalë në kopertinën e fundit të revistës “Forbes”