Bora Zemani, Romeo dhe Donald Veshaj të ftuar për një intervistë në emisionin Tring Stars kanë treguar detaje nga bashkëpunimi i tyre. 3shat tregojnë se ky bashkëpunim ka ardhur shumë rastësisht, sepse secili prej tyre ka patur projekte më vete por kanë vendosur t’i bashkojnë fuqitë për të krijuar diçka ndryshe. Siç thotë edhe Romeo, “bashkimi bën fuqinë”.Përveç kësaj Bora tregon se nuk është shumë e lehtë të bashkëpunosh në skenë, por ata e kanë gjetur gjuhën e përbashkët. E pikërisht në këtë moment nuk mungojnë batutat, djemtë thonë se kanë krijuar një fjalor të tyre dhe shumë shpejt do të dalë në shtije vetëm në Amerikë. Përpos shakave treshat tregojnë se në emision do të trajtohen tema të përditshme dhe se çdo i ftuar do të jetë i përfshirë ne skeç. Të pyetur rreth të ftuarëve ata janë treguar shumë të rezervuar, por gjithsesi ne tashmë i kemi mësuar emrat e dy të ftuarëve të parë që janë Agron Llakaj dhe Jonida Maliqi.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim orën 21:oo në ekranin e Tring.