Ja ç’bën Jennifer Lopez për lëkurën dhe trupin që duket sa gjysma e moshës që ka

Showbiz

Në 24 korrik të këtij viti Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e 50-të, por ‘ora’ duket t’i ketë ngelur shumë vite prapa. Një nga daljet e saj të fundit që u bëri jo pak zhurmë mediatike, ishte riveshja e fustanit ikonik të Versaces, në prezantimin e koleksionit të kësaj të fundit. Në vitin 2000, Jennifer Lopez asokohe vetëm 31 vjeç shkëlqeu në ndarjen e çmimeve Grammy me këtë fustan, e pas 19 vitesh, ajo vjen në pasarelë si një diva e vërtetë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

Përpos gjeneve Jennifer Lopez  sfidon kohën, duke mbajtur një regjim të rreptë ushqimor, stërvitor , ndaj nëse doni sado pak t’i luftoni vitet, ndiqni ndonjë nga këshillat e mëposhtme të artistes.

Të ushqyerit

Një drekë tipike e saj përfshin peshk dhe shumë perime. Brokoli, speca dhe kungull jeshil të spërkatura me pak vaj, uthull të bardhë dhe erëza, është sallata e saj e preferuar, ashtu siç është sallata kale me djathë të freskët dhe fara të pjekura kungulli. Në drekë, ajo konsumon proteinë. “Më pëlqen mishi i derrit dhe pulës, sidomos i stilit portorikan!” thotë Lopez .

Mes vakteve ajo mundohet të konsumojë fruta të thata apo të freskëta. “Unë gjithmonë konsumoj ushqime të shëndetshme, si fruta dhe perime, të cilat i marr me vete kudo,” zbuloi ajo gjatë një interviste.

Jennifer ushtrohet shumë dhe kjo nuk përfshin vetëm palestrën. Ajo merret me boks , ushtrime të lira, e së fundmi në YouTube tregoi se nuk ishte e përgatitur sa mendonte, sepse të ushtruarit në tub për filmin Hustlers, rezultoi më e vështirë.

Një tjetër këshillë që ajo na u jep të gjithave: Mos dilni kurrë nga shtëpia pa krem mbrojtës ! “Unë rrallë herë ekspozohem në diell, por edhe nëse dal në diell, vendos shumë krem mbrojtës,” ka thënë Lopez . Mos konsumimi i alkoolit,  dhe kafes është një tjetër arsye për të mbajtur një lëkurë të pastër dhe të freskët: “Ato me të vërtetë e shkatërrojnë lëkurën, me kalimin e moshës.”