Dita e sotme për Adelina Tahirin qenka e veçantë, pasi shënon 3 vite nga nisja e historisë së dashurisë me biznesmenin Serjoza Markov. Ajo ka zbuluar pak orë më parë dhuratën e parë që ka marrë nga bashkëshorti, një buqetë në formë zemre me trendafila të kuq.
Duke pasur parasysh faktin se Serjoza nuk kursehet aspak me dhuratat për të, kjo surprizë duhet të jetë vetëm fillimi. Kujtojme se këngëtarja dhe bashkëshorti i saj disa javë më parë u bënë prindër të një djali.