“Albanian Designers Competition” talent show, prodhim original i platformës Tring, i cili vazhdoi për 3 muaj me rradhë zbuloi 3 talente të reja në botën e modës. 3 artistë të cilët sollën risi me koleksionet e tyre në sfilatën e madhe dhe pritet të bëhën ëmra të njohur në të ardhmen.
Erjoni 31 vjeçari solli koleksionin e tij “ Enë gjaku” bazuar në profesionin që e ka lidhur me familjen, me babin dhe gjyshin. Çdo veshje kishte një qepje perfekte pasi kjo është dhe pika e fortë që Erioni ka treguar gjatë gjithë javëve në “Albania Designers Competition”. Zinxhiri është gati-gati një kameleon që merr forma të ndryshme në duart e Erionit, sepse ai është mjeshtër i ndërthurjes së tyre në veshje dhe pikërisht ky detaj ishte kryesori në 10 veshjet që ai krijoi në finale. Një koleksion i frymëzuar nga gjeometria dhe me një risi në gjatësitë dhe gjërësitë e veshjeve të sjella në një mënyrë jo të zakonshme.
Alberta Sejdiu, 23 vjeçarja nga Ferizaj i Kosovës e cila u dallua për besimin në punën e saj që në ditët e parë kur ishte e sigurtë që talenti do ta çonte deri në finale. Në stilin e Albertës dallohet qartë tendenca për të krijuar veshje klasike, por madhështore. Koleksioni i finales “Nouveau” ka dashur të tregoje një grua të fortë të guximshme dhe dominuese dhe kjo u tregua në përzgjedhjen e ngjyrave dhe detajeve që ishin pjesa më e dukshme. Ky koleksion është bazur tek “e reja” ashtu si edhe emri që stilistja i ka vendosur.
Labentinë Shala, 21 vjeçarja me dy pika të forta kreativiteti dhe perfeksioni. Ajo ka qenë gjithnjë një konkurrente së cilës nuk i ka pëlqyer shumë të flasë. Gjithçka që do të shprehë, e realizon në mënyrë të përsosur në letër, e më pas në veshjen që merr formë nga duart e saj. Koleksioni i Labentinës ka një linjë mendimi shumë të thellë pasi ajo me këto krijimi ka menduar për të mbrojtur ambientin nga ndotja duke përdorur teknika të veçanta “zero waste”, “0 mbetje”. Frymëzuar gjithashtu nga një bashkëpunim i Gjon Milin dhe Picasos të cilët kanë krijuar nga pasqyrimi i dritës në ajër.