Stambolli do të tronditej mbrëmjen e 27 gushtit nga një ngjarje e rëndë e cila do të prekte thellësisht kinematografinë turke. Aktori dhe moderatori i njohur turk Vatan Şaşmaz do të gjente vdekjen në mënyrë të menjëhershme pasi u qëllua 4 herë me armë zjarri nga e dashura e tij Filiz Aker, me të cilën kishte një romancë të fshehtë disa vjeçare. (Lexo këtu)
Dyshohet se dyshja janë grindur më njëri tjetrin, dhe në momentin që aktori ka tentuar të largohet nga dhoma e hotelit ai është qëlluar pas shpin nga Filiz, e cila më pas ka vrarë veten. E ndërsa kanë kaluar më pak se 3 muaj nga ndarja e parakohshme e aktorit, kanë dalë së fundmi edhe përgjigjja e autopsisë së ish-të dashurës së aktorit.
Sipas ekspertëve të Bordit të Ekspertizës Kimike në gjakun e modeles janë gjendur përqindje të lartë alkooli, përzier me ilaçe të forta që përdoren nga pacientët që vuajnë nga skizofrenia, çka i ka bërë të mendojnë që Filin ka kryer krimin në kushte të rënda mendore. Ndërkohë aktori ishte i martuar që prej vitit 2015 me Yasemin Adali e cila ishte në muajin e 5-të të shtatzënisë kur ai u vra nga ish-e dashura.