«3 ditë para dasmës fustani im nuk ishte gati» – Bensu Soral rrëfen të pathënat e dasmës së saj

Showbiz

besnusao

Bensu Soral ka qënë së fundmi imazhi i kopertinës së një reviste turke. Në këtë intervistë që ajo ka dhënë për revistën rrëfimet kanë qënë shumë të sinqerta dhe ka folur hapur për çdo gjë që ata e kanë pyetur. Ajo tha se bashkë me bashkëshortin e saj janë si një puzzle, çdo ditë mësojnë gjëra të reja për njeri-tjetrin dhe interesi e dashuria u rritet nga dita në ditë. Duke qenë se 3 ditë kanë kaluar nga dasma e saj normalisht gazetarët e kanë pyetur edhe rreth detajeve të dasmës apo fustanit. Ajo u shpreh se nuk ishte menduar gjatë për detajet apo gjërat e dasmës.

“3 ditë para dasmes fustani im ende nuk kishte përfunduar” – tregoi aktorja.

Megjithatë, gjatë gjithë kohës Soral ruajti qetësinë. Kishte vetëm një dëshirë dhe ajo ishte që të gjithë të kërcenin, ta shijonin, të ishte një dasëm pa rregulla dhe të ftuarit të ndiheshin të lirshëm.”Dhe rezultoi pikërisht siç unë e desha e vetë u bëra ashtu si doja dhe ndihesha vetvetja”,-shtoi ajo.

bensu-soral-165926NS.jpg