3 breza së bashku: Beren Saat bën dedikimin e ëmbël!

Showbiz

Beren Saat ditët e fundit është bërë shumë aktive në rrjete sociale. Madje, postimet e saj, tashmë janë kthyer të gjitha me nga një kuptim të veçantë apo “mesazh” indirekt. Megjithatë, postimi i fundit, është majft i drejtpërdrejtë dhe i ëmbël.

Në foto shfaqet aktorja, së bashku me mamanë dhe gjyshen e saj. Një foto e bërë enkas për ditën e nënës, për t’i shprehur publikisht asaj dashurinë. “Bota po ndryshon, gjithashtu edhe unë… E vetmja gjë që nuk dua të ndryshojë, jeni ju. Gjithmonë me mua!” ka shkruajtur aktorja.