Reperi nga Kosova, 2Po2, ka postuar mëngjesin e sotëm një foto ku shkruan: “Kosova, ky vend servil i euros dhe amabasadave të huaja. Shtet pa identitet. Derisa s’e respektojmë veten, s’kemi pse të presim që të respektohemi nga të tjerët”.
Reperi i “Gone Girl” nuk ka shkruar asgjë më shumë e nuk ka dhënë asnjë shpjegim lidhur me arsyen e shkrimit.
Kohët e fundit, në Kosovë po flitet çdo ditë e më shumë për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, ku shumë territore lihen jashtë Kosovës dhe i jepen Malit të Zi. Edhe pse shumë grupime politike e kundërshtojnë, ndërkombëtarët bëjnë thirrje të ratifikohet sa më shpejt. Ndoshta kjo është arsyeja që e ka nxitur 2Po2 të reagojë në një mënyrë të tillë.