Të bësh sete fotografike është kthyer sot në një trend dhe të gjithë janë tepër të afeksionuar pas fotografisë. Të bashkëpunosh me fotografë të famshëm për të realizuar një set mund të duket si një fat shumë i madh. Por jo çdo gjë është gjithëmondë aq e pastër sa duket në foto. Prapa tyre mund të fshihen shumë gjëra .
Fototografë të njohur botëror, që i kanë realizuar fotografi të famshmëve si: Kim Kardashian, Ariana Grande dhe Kanye West kërkojnë që t’i dërgosh foto nudo në këmbim të realizimit të një seti fotografish. Kjo gjë i ka ndodhur modeles së njohur Sunnaya Nash, e cila ka rënë në kontakt me fotografin e njohur Marcus Hyde.
Ajo ka publikuar një pjesë të bisedës që ka bërë me fotografin në InstaDirect, i cili në joshje e sipër i thotë modeles se fotosesioni është falas nëse ajo i dërgon imazhe nudo.
View this post on Instagram
Këto biseda virale i ka lexuar edhe Kim e cila ka shkruar këtë deklaratë në rrjetet e saj socialë:
“Kam qenë duke lexuar të gjitha mesazhet dhe historitë që lidhen me sjellje të pafalshme të fotografit që kam punuar. Përvoja ime personale me të ka qenë gjithnjë profesionale dhe jam thellësisht e tronditur, e pikëlluar dhe e zhgënjyer se vajzat kanë përjetuar një gjë të tillë. Unë përkrah të drejtat e çdo gruaje për të mos u ngacmuar, për të mos u vendosur në presion për gjëra që nuk ndihen rehat. Nuk mund ta lejoj këtë sjellje dhe do të duartrokas gjithë ato që flasin hapur”
Gjithashtu Ariana Grande ka pozuar përball aparatit të këtij fotografi dhe e befasuar nga bisedat e tij me modelen ka vendosur të reagojë publikisht duke shkruar:
“Sapo lexova disa detaje tronditëse dhe më të vërtetë zemërthyese. E urrej faktin që kjo është një bisedë, por ju lutem mos xhironi me fotografët që ju bëjnë të ndiheni në siklet ose ju bëjnë të ndiheni të detyruara të hiqni rrobat. Nëse ju thonë se duhet të paguani më shumë para nëse qëndroni të veshura, kjo është me të vërtetë e ndyrë. Ju premtoj që ka shumë fotografë të respektueshëm, të këndshëm dhe të talentuar. Urrej të dëgjoj për këto gjëra. Më vjen keq që dikush e përjetoi diçka të tillë
Ndërkohë menjëherë pas këtyre ngjarjeve, thuhet se Instagram ka vendosur ta bëjë privat llogarinë e Marcus Hyde.