Ariana Grande në gjendje të rënduar emocionale

Showbiz

Ariana Grande së fundmi ka nisur turin e saj të koncerteve dhe kjo periudhë ka qenë shumë e ngarkuar për të. Mbrëmjen e kaluar ajo është ngjitur në skenë për të mbajtur një nga koncertet e radhës dhe këngëtarja është parë në gjendje të rënduar emocionale.

Ariana ka treguar se momentalisht e ka të vështirë të balancojë jetën e saj private me atë personale dhe kjo gjë ja ka vështirësuar situatën. Ajo u shpreh se ndihet nën presion, pasi kohët e fundit në jetën e saj personale ka pasur shumë ndodhi të pakëndshme.

“Po i ndaj këto detaje me ju sepse jam mirënjohëse për mbështetjen tuaj dhe dua ta dini se nuk jeni vetëm. Përpiquni të bëheni të fortë sado keq të ndiheni”, mësohet të jetë shprehur këngëtarja.