EminaCunmulaj zbulon pamje nga nisma e saj e bamirësisë

Showbiz

Emina Cunmulaj është prej kohësh është pjesë e fushatave të bamirësisë. Bukuroshja shqiptare ka ardhur në vendlindje për të vizituar familjen e saj dhe rikthimi sigurisht që nuk mund ta mbante larg bamirësisë, një mision që e ka ndërmarrë prej kohësh dhe i përkushtohet shpesh.

Ditën e djeshme, bashkë me stafin e fondacionit, modelja ka shoqëruar një grup prej 27 fëmijësh për të kaluar një ditë pranë detit për herë të parë në jetën e tyre. Ka qenë vetë Emina ajo që ka publikuar disa momente nga dita e bukur për të vegjëlit. “27 fëmijë patën fatin të shohin detin për herë të parë në jetë e tyre”,-shkroi modelja krahas videove dhe fotove.