2019-ta nuk filloi aq mbarë për Ed Sheeran!

Showbiz

Zxcedsherr
Këngëtari i famshëm Ed Sheeran është akuzuar së fundmi se ka kopjuar pjesë të këngës “Lets’s get it on” të Marvin Gaye. Pas kësaj ai ka kërkuar të hidhet poshtë kjo akuzë, por gjykata në SHBA e ka refuzuar kërkesën e këngëtarit. Vendimi është marrë pasi gjykatësi u shpreh se ishin gjetur ngjashmëri të konsiderueshme midis disa elementëve muzikorë të dy këngëve. Ed Sheeran mohoi kopjimin e disa prej pjesëve të këngës së vitit 1973 për hitin e tij “Thinking out loud”.

ed sheeran

Padia është ngritur kundër Sheeran nga trashëgimtarët e producentit Ed Townsend, që ishte bashkëautor i “Let’s get it on” me Gaye. Gjithashtu kompania po shqyrton një padi prej 100 milionë dollarësh për të njëjtën arsye, që u ngrit qershorin e kaluar nga ‘Structured Asset Sales’, e cila zotëron një pjesë të së drejtës së autorit në këngën e Gaye. Kompania tjetër gjithashtu tha se gjeti ngjashmëri të konsiderueshme midis disa prej elementëve muzikorë të dy veprave. Së shpejti pritet të zhvillohet gjyqi që do të vendosë gjithçka për këtë çështje.