Elvana Gjata ka qendër të vëmendjes së mediave rozë, që prej masakrës që ndodhi muajin e kaluar në zonën e ish-bllokut, ku i përfshirë ishte dhe i dashuri i saj. Që prej ngjarjes Elvana nuk ka qenë fare aktive në rrjetet sociale dhe madje mund të themi se është zhdukur tërësisht.
Këngëtarja e njohur ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram dhe nuk mund ta gjejmë më. Ajo ka marrë vendimin për t’u larguar përfundimisht nga rrjetet sociale dhe nuk e dimë se kur do të rikthehet. Ndërsa i fejuari i saj është në kërkim, këngëtarja mësohet se ndodhet në Gjermani duke iu shmangur dhënies së deklaratës në polici.