15 të famshëm që janë penduar për ndërhyrjet estetike që kanë realizuar

Showbiz

Shumë yje të showbizit e kanë pranuar se i janë nënshtruar procedurave estetike për të ruajtur pamjen e tyre të re, por edhe ndërhyrjeve kirurgjikale për të zhdukur pasiguritë në pamjen e tyre të jashtme. Ndërkohë që shumë ndihen mirë me ndryshimin, ka disa që janë penduar që kanë marrë përsipër procedura të tilla dhe thonë se po të mundeshin të ktheheshin pas në kohë do donin të plakeshin në mënyrë natyrale.

1. Cameron Diaz

Gjatë një interviste në 2012, Cameron Diaz zbuloi se ka provuar botox para disa vitesh, por nuk i ka pëlqyer rezultati sepse edhe ajo vetë nuk arrinte të njihte veten e saj. Që atëhere Cameron është fanse e plakjes natyrale. Ajo gjithashtu i dashuron rrudhat e buzëqeshjes pasi tregojnë që ka qeshur gjatë gjithë jetës.

16 Celebrities Who Regretted Their Cosmetic Procedures

2. Gwyneth Paltrow

Gwyneth Paltrow i është nënshtuar gjithashtu një procedure botoxi më parë. Ajo nuk është kundër çdo procedure estetike dhe në të ardhmen mund ti nënshtrohet disave, por thotë se nuk do e provojë më kurrë botoxin. Sipas saj pas botoxit ajo dukej si “e çmendur”.

16 Celebrities Who Regretted Their Cosmetic Procedures

3. Kylie Jenner

Gjatë periudhës së rritjes dhe adoleshencës Kylie Jenner ka qenë e pasigurt për buzët e saj të holla dhe ka provuar shumë injeksione dhe fillera për ti bërë ato më të plota. Edhe pse nuk do të donte të kthehej pas në formën e saj natyrale të buzëve, ajo e ka pranuar se e ka tepruar. Sipas saj kjo procedurë ka qenë e dhimbshme dhe nuk do të donte ta përsëriste në të ardhmen.

16 Celebrities Who Regretted Their Cosmetic Procedures

4. Jennifer Grey

Jennifer Grey ka bërë një ndërhyrje plastike në hundë në vitin 1989, disa vite pas rolit të saj ikonik në filmin Dirty Dancing. Por me kalimin e kohës, ajo filloi të pendohej për ndryshimin e formës së hundës dhe ka fajësuar kirurgjinë për ndikim negativ në karrierë.

16 Celebrities Who Regretted Their Cosmetic Procedures

5. Jessica Simpson

Jessica Simpson ka provuar injeksionet në buzë, por gjithashtu ka thënë për një revistë se është ndier e çliruar kur efekti mbushës ka ikur. Asaj nuk i pëlqente aspak forma e buzëve të krijuara dhe në mënyrë absolute nuk do e provonte më në të ardhmen.

16 Celebrities Who Regretted Their Cosmetic Procedures

6. Tori Spelling

Tori Spelling ka bërë ndëhyrje kirugjikale në gjoks në të 20-at. Pas ndikimit negative të implanteve të silikonit në gjidhënie ajo u pendua për ndërhyrjen.

16 Celebrities Who Regretted Their Cosmetic Procedures

7. Jamie Lee Curtis

Jamie Lee Curtis si shumë e shumë aktore të tjera ka eksperimetuar me procedurat estetike në të shkuarën. Por ajo e ka pranuar se asnjë nuk ka shkuar ashtu si ajo e kishte imagjinuar. Prandaj ajo gjiithmonë e më shumë është pro plakjes në mënyrë natyrale.

16 Celebrities Who Regretted Their Cosmetic Procedures

8. Melanie Griffith

Melanie Griffith ka thënë se nuk e kishte kuptuar se po e tepronte me ndërhryjet derisa njerzit po e “bënin me gisht”. E lënduar nga komentet e gjithëkujt, Melanie filloi të shkonte nga një doktor te tjetri për të rikthyer mbrapsht disa nga tiparet e transformuara.

16 Celebrities Who Regretted Their Cosmetic Procedures

9. Kim Kardashian

Kim Kardashian e ka pranuar se i është nënshtruar një procedure te quajtru elektrolizë për të larguar flokët e reja nga balli, por pas disa vitesh nuk i pëlqente më rezultati. Majde ajo thotë se i mungojnë flokët e reja sepse e bënin të dukej më e re.

16 Celebrities Who Regretted Their Cosmetic Procedures

10. Mickey Rourke

Mickey Rourke është një tjetër i famshëm që është penduar për ndërhyjet që ka kryer. Ai mendon se ka shkuar në vendin e gabuar për ndërhyrjet dhe nuk e pëlqen më rezultatin përfundimtar.

16 Celebrities Who Regretted Their Cosmetic Procedures

11. Linda Evangelista

Linda Evangelista është e penduar për fytyrën e saj të mbushur pas ndërhyrjeve estetike. Ajo thotë se kështu nuk ndihet më vetvetja.

16 Celebrities Who Regretted Their Cosmetic Procedures

12. Chrissy Teigen

Chrissy Teigen i ka hequr implantet e gjoksit në 2020 pas problemeve me gjidhënien. Ajo ka thënë se arsyeja kryesore pse më parë ka kaluar një procedurë si kjo ka qenë karriera e saj si modele.

16 Celebrities Who Regretted Their Cosmetic Procedures

13. Ashley Tisdale

Edhe Ashley Tisdale ka vendosur të heqë implanet e gjoksit, për shkak të disa efekteve të padëshiruara që i kanë shkaktuar.

16 Celebrities Who Regretted Their Cosmetic Procedures

14. Cher

Cher ka thënë se ndërhyrja në gjoks e ka bërë të dukej më keq se më parë. Qartazi ndërhyrja nuk i ka sjellë këngëtares rezultatin e pritur.

16 Celebrities Who Regretted Their Cosmetic Procedures

15. Nicole Kidman

Nicole Kidman ka provuar botoxin, por sipas saj kjo procedure e bëntë fytyrën si  të ngrirë. Nicole ka thënë që nuk do të dontë të kryente më asnjë procedurë estetike, pasi ishte shumë e lumtur që mundej ta lëvizte fytyrën sërish.

16 Celebrities Who Regretted Their Cosmetic Procedures