Candice Swanepoel ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, vetëm 12 ditë më përpara. Ajo është duke shijuar disa ditë pushimi me partnerin dhe dy fëmijët e saj dhe sigurisht, nuk mund të mungonin fotot nga paparacët. Në media, qarkulluan foto të supermodeles, ku duket me barkun e fryrë. Kjo ka sjellë reagime të ashpra nga ndjekësit, të cilëve Candice nuk ka ngurruar t’iu kthejë përgjigje.
“Kjo jam unë, 12 ditë pasi kam lindur djalin. Nëse keni diçka të keqe për të thënë… hidhini një sy vetes fillimisht. Shoqëria tregohet shumë mizore. Standartet e bukurisë janë të pamundura për gruan gjatë këtyre ditëve. Nuk kam turp ta tregoj barkun tim pas lindjes. Jam krenare në fakt…e kam mbajtur djalin për 9 muaj aty. Besoj se e kam fituar të drejtën të kem pak bark. Mos e gjitha kjo vjen vetëm pse jam modele? Epo, njerëz normalë jemi edhe ne, ndaj më lejoni ta shijoj plazhin në paqe, ju lutem.”