11 ide për veshjen e Vitit të Ri sipas VIP-ave

Showbiz

Jeni gati për një nga mbrëmjet më të shumëpritura të vitit? Mbrëmja e Vitit të Ri është një prej mbrëmjeve më speciale të vitit: me miqtë, familjen, të afërmit apo kolegët e punës, ajo është gjithmonë një arsye për t’u veshur bukur. Keni nevojë për ide? Në artikullin më poshtë do të lexoni për 14 ide ‘të vjedhura’ nga VIP-at, një miks stilesh klasik, chic & comfort. Për të ngritur dollinë më të bukur të vitit, duhet gjithashtu të jeni veshur bukur….

Kostumi i bardhë  i Sara Sampaio: xhaketë smoking, pantallona të gjera dhe një bluzë dantelle; ekspresioni perfekt i një dimri të bardhë.

Fustani ‘bizhu’ i Siena Miller: një fustan i shkurtër tyli me kristale. Çorape të zeza dhe sandale të shndritshme.

‘Total black’ si Chiara Ferragni: pantallona me bel të lartë që kombinohen me një këmishë mëndafshi, klasike. Për ta bërë special këtë kombinim, mjaftojnë disa bizhuteri.

Jeshile me shkëlqim si Bobby Brown: më shumë konceptuale se festive, një komplet fustani mëndafshi dhe xhakete jeshile ngjyrë ulliri me një çantë dore veluri dhe gjysmë çizme e zhvesh këtë veshje nga formaliteti.

Lëkurë dhe animalier si Kendall Jenner: një bust piton, pantallona lëkure, një çantë veglione në dorë dhe gati për në diskotekë.

Ekscentrike si Dua Lipa. Një look i frymëzuar nga disko: fustan i shkurtër me pupla të bardha, çorape të zeza dhe taka.

Satin chic si Jameela Jamil: komplet me këmishë dhe pantallona prej mëndafshi ngjyrë salmon. Një palë këpucë nude ose me kristale dhe gati për në festë.

Ekstra volum si Keri Russell: Pse të mos provoni një fustan mini me diçka ‘shpërthyese’? Tipi i mëngëve me fjongo të mëdha.

Glitter si Taylor Swift: një fustan as i gjatë as i shkurtër me shkëlqim në një nuancë të mrekullueshme të jeshiles.

Avantgarde si Hunter Schafer: një komplet me prerje kontemporane dhe inovative, një këmishë ‘maxi’ me kuadrate dhe taka.

Me fustan të gjatë si Lily James: velet, ideal për të ftohtin e dimrit. Butonat ‘bizhu’ dhe anët prej sateni i japin një qasje shumë speciale.