Sipas “TMZ” Beyonce është këngëtarja më e paguar për vitin 2017. Diva ka fituar 105 milionë dollarë falë shitjeve rekord të albumit të saj të gjashtë “Lemonade” dhe suksesit që pati turneu botëror “Formation”.
Beyonce ka lënë pas Adelen e cila është e dyta në listën e këngëtareve më të paguara me 69 milionë dollarë, Taylor Swift që mban vendin e tretë me 44 milionë dollarë, Celine
Dion me 42 milionë dollarë fitime mban vendin e katërt dhe Jennifer Lopez vendin e pestë me 38 milionë dollarë.
Kujtojmë që Beyonce ka qenë gjithashtu këngëtarja më e komentuar këtë vit me lajmin e shtatzënisë ku foto e saj me barkun e rrumbullakosur theu rekordin e pëlqimeve në Instagram.