Nëse deri më tani keni mendur se jeta e yjeve është një tapet i kuq i shtruar me lule, gaboni. Për t’jua vërtetuar këtë më poshtë do të shihni 10 njerëz të famshëm që janë dëbuar nga shtete të ndryshme !
Këngëtari i Popit Chris Brown është dëbuar nga Britania e Madhe që prej vitit 2011, kohë kur ai abuzoi dhe dhunoi fizikisht të dashurën e tij Rihanna.
Bukuroshja multimiliardere Paris Hilton e ka të ndaluar të shkelë në shtetin e Japonisë për shkak të drograve që ajo merrte me vete kur udhëtonte në këtë shtet.
Brad Pitt e ka të ndaluar të udhëtojë në Kinë për shkak të filmit 7 vjet ne Tibet ku Pitt ishte aktori protagonist.
Këngëtarja Lily Allen është dëbuar nga Amerika,për shkak të skandalit të vitit 2007 kur u arrestua në Londër pasi dhunoi një fotograf.
Miley Cyrus nuk mund të shkojë në Kinë për shkak se këngëtarja ka ofenduar njerëzit që i përkasin kësaj rrace në rrjetet sociale.
The Beatles e kanë patur të ndaluar të shkelin në Filipines pasi refuzuan të drekonin me zonjën e parë Imelda Marcos.
Beyonce nuk mund të udhëtojë drejt Malaysisë për shkak të liderit të vendit që i përket fesë muslimane.
Këngëtari Akon është dëbuar nga Sri Lanka pasi nuk ka treguar respekt përpara statujës së Budës duke xhiruar skena të nxehta gjatë një videoklipi.
Snoop Dogg është dëbuar për dy vite nga Norvegjia pasi është kapur me drogë në aeroport.
50 Cent është dëbuar nga Kanadaja gjithashtu për shkak të veprave penale në këtë vend.