6. PETER DINKLAGE AND ERICA SCHMIDT
Një tjetër aktor i “Games of Thrones” ka 12 vite që jeton i lumtur me gruan e tij pavarsisht se asaj i duhet të përkulet për ta puthur. Aktori e takoi Erica-n, e cila është një drejtuese e re teatri, në vitin 1995 dhe në pak kohë marrëdhënien e tyre shoqërore e kthyen në një histori të bukur dashurie.
7. LIV TYLER AND DAVE GARDNER
Liv Tyler është më e gjatë se burri i saj dhe për të ky nuk është fare një problem. Aktorja vesh taka të larta dhe nuk përpiqet aspak të duket më e shkurtër nga ç’është për t’iu përshatur të shoqit. Çifti ka dy fëmijë sëbashku dhe dy fëmijë të tjerë nga martesat e mëparshme.
9. JESSICA ALBA AND CASH WARREN
Historia tyre e dashurisë na kujton një film romantik të Hollivudit: një djalë i urtë i quajtur Cash i cili punon si ndihmës i drejtorit duke bërë porosi të vogla si porosinë e pizzave dhe blerjen e kafeve. Ai as në ëndrra nuk do e kishte menduar se do të takonte aktoren e tij të preferuar dhe për më tepër që do të bëhej burri e saj. Ata janë së bashku për më shumë se 10 vjet dhe kanë 3 fëmijë.
10. PRINCE HARRY AND MEGHAN MARKLE
Ky është ndoshta çifti që askush nuk do e kishte imagjinuar. Një aktore e divorcuar 37-vjeçare amerikane, me rrënjë nga nga afrika e cila bëhet pjesë e familjes mbretërore britanike! Mendonim se gjëra të tilla ishin të mundura vetëm në përralla, por ja që e paskemi pasur gabim. Dasma e Princit Harry dhe Meghan Markle u bë ngjarja më e diskutuar e vitit, dhe bëri që shumë njerëz të besonin dashurinë e vërtetë pa barriera dhe që thyen stereotipet e vendosura nga shoqëria apo nga rregullat e protokollit mbretëror.