6-Ceyda Ates: Bukuria ka qenë arma e saj më e fortë pasi e bëri pjesë të një konkursi bukurie që në moshën 5-vjeçare duke u shpallur edhe fituese. Pas fitores në këtë konkurs, po në moshën 5-vjeçare i erdhi edhe kërkesa të bëhej pjese e një filmi. Pas filmit ajo pati mundësinë të prezantonte disa Tv show për fëmijë në Turqi.
5-Tuba Buyukustun: Tiparet e theksuara që në fëmijëri e kanë bërë Tubën gjithmonë të veçantë. Ajo ka ditur të ruajë natyralitetin e saj duke i lënë tiparet e saj ashtu sikurse i ka pasur kur ka qenë fëmijë.Tuba u shpall edhe femra më e bukur në Turqi e Ballkan në moshën 24-vjeçare.
4-Kivanc Tatlitug: Pamja e fëmijërisë ia ka destinuar që në vegjeli karrierën pasi kushdo që e shikonte e mendonte si model të ardhshëm. Dhe nuk ishin këto etiketime të kota, pasi ai fitoi çmimin modeli më i mirë në botë në vitin 2002. Talenti në aktrim më pas e bëri që të rrëmbente shumë role protagonist ne filmat më të mirë turq.