Flori Mumajesi është rikthyer përsëri në muzikë. Kjo ishte si një surprizë për publikun në prag të festave, pasi ai nuk publikoi asnjë promo, asnjë spot paralajmërues. “Dhemb”-mban titullin projekti më i ri i kantautorit, me vargje të trishtuara dhe një klip emocionues me protagonisten Krista Merkoçi.
Pak pasi kënga doi në Youtube, Flori ka bërë një postim në Instagram ku kërkon falje: “Jetojme ne kohe te veshtira, me falni qe shpirti sme krijoi nje kenge festive! Thjesht nuk munda dot!”.
Dhe pas një 2020-e kaq të vështirë për të gjithë, shpirti i një artisti si Flori e ka të pamundur të mos e projektojë në art.
View this post on Instagram