Kylie Jenner njihet për fotot ‘sexy’ të cilat gjithmonë komentohen shumë dhe për fizikun e mirë. Edhe pse ka sjellë në jetë një fëmijë ajo vazhdon të jetë në formë shumë të mirë. Fotot e saj pasi solli në jetë Stormin kanë qenë të shpeshta, madje shumë fansa mendojnë se ajo është po e njëjta.
1 vit pasi e vogla ka ardhur në jetë, Kylie ka publikuar një video ku shfaq linjat dhe krahas saj shkruan: “Jam krenare për barkun tim”. Bukuroshja e ekranit ja ka dalë më së mirë të humbë kilet e fituara gjatë shtatzënisë dhe tani na shfaqet me këtë pamje, më e bukur se kurrë.