1 vit pas divorcit, Hueyda El Saied na prezanton të dashurin e saj!

Showbiz

hyeda
Hueyda El Saied vetëm 1 vit më parë do të pranonte publikisht për mediat në Shqipëri se ajo dhe partneri i saj Mishel i dhanë fund lidhjes së tyre pas 5 vitesh bashkëjetesë. Siç pranoi edhe vet showgirl-i lidhja e tyre kishte marrë fund pas tradhëtisë së ish-bashkëshortit, me të cilin ajo ka edhe një djalë të quajtur Gabriel gati 3 vjeçar.Por kjo histori i trishtë tradhëtie tashmë qartazi i përket të shkuarës sepse ish-balerina ka gjetur sërish dashurinë në krahët etë dashurit të saj të ri.

48390883 2231377496894159 9017224378424754176 n

Ka qenë vet Hueyda, që ka pranuar se tashmë është më e lumtur se kurrë duke publikuar një foto në Instagram me të dashurin e saj, foto të cilën e ka shoqëruar me një zemër të kuqe.Të shumtë janë miqtë dhe ndjekësit që kanë uruar dhe komplimentuar çiftin, i cili gjendet së bashku me djalin e vogël të Hueydës duke shijuar disa ditë pushimi nën rrezet e diellit të ishujve Martinique, në Francë. Nuk dihet se prej sa kohësh janë bashkë juristja dhe partneri i saj, megjithatë duket se lumturia i lexohet qartë edhe në sy.

48926362 2231377490227493 147869775471575040 n e1545471128426