1.200 paund për një krem hidratues të bërë nga gjaku yt? E bën vetëm Victoria Beckham!

Showbiz

victoria black
Nese e ke pyetur ndonjëherë veten sesi Victoria arrin të ketë atë fytyrë shkëlqyese, kjo mund të rezultojë një punë që mund ta bësh vetë! Victoria Beckham ka treguar për ndjekësit e saj në instagram se ka shpenzuar plot 1.200 paund për një hidratues të ri, i cili është i bërë nga gjaku i saj.

viktoria beckham 1
Për ndjekësit në instagram ka shpjeguar se gjaku kthehet në një faktor shërues falë qelizave, që janë shumë rigjeneruese dhe anti-inflamatore. Më pas ajo ka treguar se ndihet shumë mirë pas terapisë dhe se fytyra e saj është shumë e butë dhe me shkëlqim. Vitet e fundit kjo metodë po përdoret gjerësisht, sepse është shumë natyrale dhe efektive në të njëjtën kohë.