Mine Tugay: “Kam shtuar në peshë, por do ta humbasë”

Showbiz

Mine Tugay u kthye në Stamboll pas një turneu të gjatë pushimesh në Europë. Pas kthimit të saj aktorja e njohur e cila për shikuesit e Tring kujtohet me personazhin e Deniz në serialin “Koha kalon”, tregoi: “Nuk mund ta fsheh edhe nëse dua, kam shtuar pak në peshë, por do ta humbas. Ja kam premtuar vetes”! Ajo tregoi se kishte kaluar kohë në një qendër ‘Wellness’ në Austri dhe më pas kishte shkuar në një kamp detoxi.