Bella Hadid thyen heshtjen për fushatën e diskutueshme të Adidas, e cila i referohej Olimpiadës së vitit 1972 ku u vranë 11 izraelitë

Showbiz

Pas prezantimit të fushatës reklamuese atleteve retro e Adidas SL72, modelja e njohur është shprehur se ishte tronditur pasi i ishte dashur të  përballej me  lloj-lloj komemtesh. Supermodelja palestinezo-amerikane, 27 vjeçare, e cila kohët e fundit punësoi avokatë pasi fushata e saj në fushatën e atleteve retro e Adidas SL72 u tërhoq, shpejt u përball me reagime  të shumta për shkak të reklamës që i referohej Lojërave Olimpike të Mynihut 1972, në të cilën  u vranë 11 izraelitë.Ylli pro-palestinez shkroi një mesazh të gjatë për ndjekësit në rrjetet sociale: “Për ata që nuk e njohin zemrën time, dua të sigurohem që po dëgjoni drejtpërdrejt nga unë në lidhje me fushatën time të fundit me Adidas” Hadid shprehej ndër të tjera se nuk do të angazhohej kurrë me vetëdije në ndonjë art apo punë që lidhet me një tragjedi të tmerrshme të çfarëdo lloji.

Përpara publikimit të fushatës, nuk kisha asnjë dijeni për lidhjen historike me ngjarjet mizore të vitit 1972. Jam e tronditur dhe e mërzitur! Po të isha vënë në dijeni, nga thellësia e zemrës sime, nuk do të kisha marrë pjesë kurrë.Ekipi im duhet ta dinte, Adidas duhet ta dinte dhe unë duhet të kisha bërë më shumë kërkime në mënyrë që edhe unë të isha më e informuar”. Modelja shtoi se do të flasë gjithmonë për atë që beson se është e gabuar. “Ndërsa synimet e të gjithëve ishin të bënin diçka pozitive dhe t’i bashkonin njerëzit përmes artit, mungesa kolektive e mirëkuptimit nga të gjitha palët minoi procesin. Unë nuk besoj në urrejtjen në asnjë formë, duke përfshirë antisemitizmin” vazhdoi Hadid, duke shtuar, “Nuk do të heqë dorë kurrë dhe unë i qëndroj asaj deklarate në masën më të plotë. Lidhja e çlirimit të popullit palestinez me një sulm kaq tragjik, është diçka që më lëndon zemrën. Palestina nuk është sinonim i terrorizmit dhe kjo fushatë theksoi pa dashje një ngjarje që nuk paraqet se kush jemi ne

Bella deklaroi se ajo ishte grua palestineze krenare dhe u shpreh se ka shumë më tepër në kulturën e tyre sesa gjërat që janë barazuar gjatë javës së kaluar. “Unë do të qëndroj përgjithmonë pranë popullit tim të Palestinës, ndërsa do të vazhdoj të mbroj një botë pa antisemitizëm. Antisemitizmi nuk ka vend në çlirimin e popullit palestinez. Unë çdo ditë dhe gjithmonë do të zgjedh paqen mbi dhunën. Urrejtja nuk ka vend këtu dhe unë do të mbroj përgjithmonë jo vetëm popullin tim, por çdo person që jeton në drejtësi në mbarë botën”.