Zbuloni 3 telefonat më të mirë të momentit

Teknologji

1web

Nëse nuk jeni fans i dy ‘superfuqive’ të teknologjisë, iPhone dhe Samsung ju sugjerojme 3 telefonat më të rinj të prezantuar në Kongresin Botëror të Celularëve 2017 (Mobile World Congress 2017):

BlackBerry KEYone

12

Blackberry, ka lançuar një telefon të ri QWERTY të quajtur KEYone.

Me një trup metalik, karakteristika klasike të BB si butoni me ndejshmëri, 52 butona të programuar, një ekran të fortë 4.5 inç, kamera jo dhe aq të këqija dhe sistemin Android 7.0 Nougat, KEYone është BlackBerry më i mirë i të gjitha kohërave.

Përdoruesit e Android dhe iPhone ndoshta mund t’i ndërrojnë telefonat e tyre të dashur nëse kanë nostalgji për tastirën me të cilën KEYone është i pajisur. Të paktën diçka është e sigurt, Kim Kardashian (fanse e madhe e BB) do të jetë e para që do ta blejë këtë telefon.

LG G6

13

LG G6 vjen me një ekran të madh 5.7 inç (me një gjatësi pamjeje 18:9), dizajn shumë të bukur metalik dhe disa përmirësime të mëdha kahasuar me parardhësit e tij.

Telefoni ka një kamerë për selfie 5-megapixel dhe kamera e pasme është disi delikate. Megjithatë, edhe pse ky telefon nuk është një perfeksion, por përditësimet e fundit e bëjnë atë akoma të vlefshëm si konkurent në treg.

Sony Xperia XZ Premium

14

Produkti më i shitur i Sony për momentin është Xperia XZ Premium. Ai zotëron një ekran fantastik 5.5 inç dhe është telefoni i vetëm në botë me një rezolucion 4K dhe suport High Dynamic Range (HDR).

Përveç ekranit spektakolar, XZ Premium është gjithashtu telefoni i parë në botë që kap super slow-motion video me 960 imazhe në sekondë.

Edhe pse dizajni lë për të dëshiruar ky është një telefon fantastik. I pajisur me proçesorin Snapdragon 835, ka një memorie të zgjeruar dhe aftësi audio të mahnitshme.

Burimi: Businessmag.al