Një kompani indiane e quajtur Ringing Bells, e cila është relativisht e panjohur, ka zbuluar një pajisje të re mobile të bazuar në Android, e cila është duke u prezantuar si më i lire i mençur në botë.
Çmimi fillestar i këtij modeli të lirë të telefonit është fiksuar përafërsisht 2.5 funta, por është e paqartë se për sa kohë do të vazhdojë oferta e kompanisë për këtë telefon jashtëzakonisht të volitshëm.
Ringing Bells e themeluar në vitin 2015, është e vendosur për të futur në treg telefonin e saj të ri me ekranin prej 4”, të quajtur Freedom 251.
Sipas një njoftimi zyrtar, para-porositë për telefonin e ri të kompanisë do të fillojnë të pranohen prej nesër, më 18 shkurt.
Kompania, e cila deri më tani ka një rekord të dobët në treg, tha se të gjitha dërgesat do të përfundojnë para datës 30 qershor 2016. Firma nuk ka zbuluar ndonjë hollësi tjetër rreth telefonit të saj të ri.