“Yahoo” blen programin “Blink”

Teknologji

Blerja e programit “Whats App”, nga rrjeti social “Facebook”, ka zhvendosur konkurrencën e gjigandëve të internetit në fushën e telekomunikacionit. Kompania “Yahoo” ka blerë shërbimin e ri për celularë, programin “Blink”. Lajmi është njoftuar nga dy rrjetet si “Yahoo” dhe “Blink” përmes një komunikate për shtyp. Risia e këtij shërbimi është vetë shkatërrimi i mesazheve, pasi ato janë lexuar. Kohëzgjatja e mesazhit në këtë shërbim përcaktohet nga vetë përdoruesit. Ky aplikacion është krijuar pas debateve të mëdha lidhur me vërtetësinë dhe sinqeritetin pas këtyre aparateve. Sipas krijueses së këtij programi, “Blink” nxit komunikimin e drejtpërdrejtë.