Whatsapp, tani aplikacioni më i sigurtë, anti-përgjim?

Teknologji

whatsapp-tani-aplikacioni-m-euml-i-sigurt-euml-anti-p-euml-rgjim hdI rritur në Ukraninën sovjetike në vitin 1980, themelues i Whatsapp, Jan Koum mësuar se si nuk duhet besuar qeverisë dhe synimeve të saj “ligjore” për mbikqyrjen e njerëzve. Pasi ai emigroi në SHBA, vend në të cilin e ka krijuar aplikacionin jashtëzakonisht të famshëm, ai u zotua se Whatsapp kurrë nuk do ta bëjë përgjimin e lehtë për askënd.
Tani, Whatsapp është duke u munduar ta mbajë premtimin e themeluesit të saj, në një shkallë të pa provuar më herët.

Të martën, Whatsapp njoftoi se është duke e zbatuar enkriptimin e plotë në aplikacion, duke shtuar një përmirësim në mbrojtje të privatësisë së përdoruesve të saj, i cili e bën pothuajse të pamundur leximin e mesazheve të tyre, madje edhe për vetë kompaninë që i mundëson ato.

Për tu siguruar për këtë gjë, Whatsapp do ta integrojë softuerin e njohur me burim të hapur, Textsecure, i cili vjen me një çelës kriptografik dhe i cili është krijuar nga Open Whisper Systems.

Me kodimin e ri, do të jetë vetëm përdoruesi ai që mund të qaset në llogarinë e tij, dhe askush tjetër përveç tij.
Rezultati i këtij kodimi do të vlejë për qindra miliona telefona dhe tabletë që e kanë Whatsapp të instaluar, dhe shihet si masa më e madhe e njohur ndonjëherë për zbatimin këtij standardi të kodimit në një shërbim të mesazheve.