Për shkak të sistemeve operative të vjetra, WhatsApp do të ndalojë së funksionuar në miliona modele të iPhone dhe Android.
Aplikacioni më i madh i mesazheve nuk do të jetë më i disponueshëm në versionet 2.3.7 dhe më të vjetër se kaq në pajisjet Android.
Ndërsa celularët iPhone me sistem IOS 8 dhe më të vjetër do të humbasin gjithashtu aplikacionin e WhatsApp. Shumica e përdoruesve thjesht do të jenë në gjendje të përditësojnë sistemin e tyre operativ në mënyrë që të vazhdojnë të përdorin shërbimin e mesazheve.
“Për shkak se ne nuk zhvillohemi për këto sisteme operative, disa veçori mund të ndalojnë së funksionuari në çdo kohë. Ne ju rekomandojmë të përdorni versionin e fundit të iOS, ose Android të disponueshëm për telefonin tuaj”