Whatsapp lë gjurmë të çdo mesazhi

Teknologji

vfv

Kur shtypni opsionin “delete” në iphone-in tuaj mendoni se keni fshirë komunikimin.

Një studiues i sistemit operativ IOS ka zbuluar disa informacione dhe shpjegon në blogun e tij  se si Whatsapp lë ende gjurmë  të çdo mesazhi që ju dërgoni edhe nëse e fshini më vonë.

Këto mesazhe ruhen në bazën e të dhënave të aplikacionit dhe e vetmja mënyrë për të fshirë historinë e bisedës është të hiqni aplikacionin nga aparati juaj celular. Në një farë mënyre kjo mund të quhet shkelje e të drejtave pasi ky aplikacion përdoret si mjet komunikimi për shumë gazetarë, figura politike e shumë të tjerë. Edhe pse Whatsapp ka bërë përparime, duke rritur nivelin e sigurisë së bisedave nëpërmjet mesazheve të enkriptuara, megjithatë duke ditur se sërish bisedat mbeten në bazën e të dhënave ky fakt është shqetësues.

Sipas studiuesve, ky nuk është vetëm një problem i aplikacionit, por edhe i sistemit operativ të Apple, që ka shumë boshllëqe në sigurinë e tij.