Këtë muaj pritet të dalë telefoni i parë me 4 kamera. Ai do të vijë nga kompania “Oukitel” dhe do të përmbajë dy kamera në pjesën e përparme dhe dy në atë të pasmen.
Siç raportohet, kamerat e pjesës së parme do të jenë 5 MP dhe 2 MP ndërsa dy të tjerat 8 MP dhe 2 MP.
Telefoni do të ketë edhe sensorin për skanimin e gishtërinjve, ndërsa për konsumatorët do të ofrohet në tri lloj ngjyra: e bardhë, e zezë dhe e artë.