Solar Impulse ka zbuluar një aeroplan që shpreson të flutorojë rreth e përqark globit, duke përdorur vetëm dritën e diellit.
Emri i këtij aeroplani tani për tani është ‘Solar Impulse 2′, dhe peshon vetëm 2270 kg. Krahët e tij shtrihen 72 km, dhe janë të mbuluara me panela diellore, rreth 17,000 nga këto.
Krijuesit e tij thonë se aeroplani me vetëm një sendilje është më efikas dhe i ndërtuar më mirë se para-ardhësi i tij.
Aeroplani i parë ‘Solar Impulse’ përfundoi një fluturim në SHBA vitin e kaluar duke ndaluar nëpër qytete të ndryshme. Por organizata shpreson që kete vit, aeroplani të përshkojë të gjithë botën. Plani është që aeroplani të fillojë në Lindjen e Mesme në mars të 2015-s, me ndalesa çdo dy-tre ditë për të ndryshuar pilotët.