Vetura që mund ta drejtoni edhe pa patentë shoferi

Teknologji

kerr2-690x342.jpg

Të gjithë ata që i kanë mbi 14 vjet mund ta drejtojnë këtë veturë.
VSP (Voiture sans vermis), vetura e vogël për dy persona e cila lëviz me shpejtësi deri në 45 kilometra në orë, është bërë mjaft e popullarizuar kohëve të fundit për shkak të përparësive të paimagjinueshme që i ka.
Në fakt, kjo mini-veturë (e gjatë afro dy metra) me një fuqi jo të madhe motorike nga 49 deri në 500 kubik, me një dhe dy cilindra, dhe me tri lloje motorësh: benzinë, naftë dhe elektrike, me 10 deri në 12 kuaj fuqi, janë bërë hit sepse mund t’i ngisni pa patentë shoferë, transmeton Telegrafi.
Çdo person që është mbi 14-vjeç mund të ngas këtë mikro-veturë pas një trajnimi disa orësh, dhe për këtë arsye popullariteti i këtyre veturave është duke u rritur dita ditës.
Të gjithë ata persona duke filluar të moshuarit që e kanë humbur të drejtën për ngasje e deri tek adoleshentët mund ta ngasin atë . /Telegrafi/