Twitter njofton për funksione të reja dhe planet e saj për të ardhmen

Teknologji

0187-300x204Twitter ka mbajtur një konferencë krejt të re ku ky rrjeti social ka ndarë planet e saj për të ardhmen dhe nga kjo kemi mësuar se ka do të shkoj në të ardhmen. Kompania ka zbuluar planet për një opsion të ri të quajtur “Instant Timeline” që ka si synim vizitorët që qasen për herë të parë, gjithashtu edhe një tjetër funksion “While You Were Away” si dhe përmirësime të reja në mesazhet e drejtpërdrejta të Twitter-it.

Twitter-i ka cekur se ka problem me vizitorët që posedojnë llogari mirëpo që nuk e përdorin atë shpesh ose fare, e që thotë se janë rreth 500 milionë njerëz të cilët kurrë nuk qasen ose bëjnë ndonjë tweet (cicërimë).

Si përgjigje për ketë, kompania do të fus funksionin Instant Timeline, e dizajnuar që t’ju ndihmuar të konfiguroni përmbledhjen e gjërave më interesante. Ndërsa funksioni tjetër i ri “While You Were Away”do të përpiqet të shfaq postimet me më rendësi nga koha se kur keni hyrë nga hera e fundit.

Kompania gjithashtu ka thënë se do të bëj një përditësim tjeter për të përmirësuar shërbimin e tyre për mesazhe private si dhe ndryshimet tjera.