Twitter i ka publikuar rezultatet e fundit të biznesit të saj, dhe sasia e përdoruesve mujor aktiv mbeten të pandryshuar nga tremujori i tretë, që është 320 milionë përdorues aktiv mujor.
Përdoruesit e Twitter në SHBA kanë pësuar pak rënie nga një periudhë paraprake, apo nga 66 milionë përdorues mujor aktiv në 65 milionë në TM4.
Gjatë kësaj kohe, Twitter ka bërë disa ndryshime që përfshijnë pyetësorët, ndryshimin e formave të favorites në zemra, auto-play me Periscope, dhe jo vetëm.
Mirëpo, Twitter është duke shpresuar që ndryshimet e saj të fundit në algoritëm do ta përmirësojnë përvojën e përdorimit të rrjetit social, edhepse për këtë ka pasur reagime të ashpra nga përdoruesit e saj.
Në përgjithësi, nuk ka befasi reale nga Twitter – rritja e përdoruesve është ende një shqetësim, ndoshta edhe më shumë se sa ishte më parë, ndërkohë që mundësitë e të ardhurave mbeten të qëndrueshme për momentin, edhe pse kjo rënie në përdorim do të shkaktojë ndikime të vazhdueshme nëse nuk merret parasysh me kohë.