Në ditët e sotme përmasat e dixhitalizimit e kanë bërë botën më të vogël dhe çdo gjë është më të prekshme. Ne përballemi përditë me informacione nga më të ndryshmet, të cilat dashur pa dashur herë janë të filtruara e herë jo, herë janë të besueshme dhe herë aspak.
Fëmijët janë ata që bien më shpesh pre e mashtrimeve, viruseve virtuale dhe informacioneve të pasigurta. Nëpërmjet internetit dihet se shumica prej tyre intrigohen nga gjërat e ndaluara ku kryesisht bëhet fjalë për skena intime, pornografike që kanë kufi minimal moshën 18 vjeç.
Nëse një gjë për ta konsiderohet e ndaluar, kjo i shtyn edhe më tepër e për këtë janë marrë masat e duhura. ‘Friendly Wifi’ është inovacioni më i ri i cili është një projekt i krijuar nga UNICEF në mbrojtje të fëmijëve. Është një zgjidhje teknologjike dhe çertifikim i shërbimit të internetit, që filtron materialet e papërshtatshme me karakter seksual dhe pornografik për fëmijët.
Tring është bërë pjesë e këtij projekti , ndaj të gjitha materialet që mund të klikohen në shërbimin e Wi-Fi që Tring ofron janë të filtruara dhe të kontrolluara. Kjo do të thotë se përpara syve të fëmijëve tuaj nuk do të lejohet të shfaqen skena seksuale dhe pornografike.
Ky është ‘shpëtimi’ për të cilin shumë prindër janë lutur dhe tashmë çdo gjë është fakt dhe realitet!