Telefoni më i lirë në botë – Së shpejti në treg!

Teknologji

bell

Telefoni i mençur katër dollarësh është i gatshëm për shitje në tregun indian. Firma indiane “Ringing Bells” ka njoftuar se 5,000 njësitë e para të telefonit më të lirë në botë janë gati për treg.

MOS E HUMBISNI: JA SI E FESTOI DITELINDJEN LEDRI VULA!

Freedom 251 kushton vetëm 4 dollarë, gjë që ka shtyer shumë njerëz të mendojnë nëse ky telefon ekziston me të vërtetë. Telefoni më i lirë në botë do të bëhet realitet së shpejti në Indi, tregun e parë ku pritet të lancohet kjo pajisje. Telefoni do të ketë dy kamera në dy anët e tij, 1 GB RAM memorie dhe hapësirë të brendshme prej 8GB, me mundësi zgjerimi deri në 32 GB.