Cicret është një byzylyk, një pajisje teknologjike që vishet, që ju lejon të projektoni ekranin e telefonit ose tabletit në kyçin e dorës. Cicret nuk është një orë inteligjente. Nuk është as një telefon inteligjent apo tablet. Ai është një byzylyk që ka një projektor, 8 sensorë të ndryshëm dhe lidhet vetëm me pajisjet Android.
Ai projekton ekranin e telefonit inteligjent në kyçin tuaj të dorës dhe ju lejon ta përdorni atë, të luani lojëra apo të navigoni në internet pa e prekur fare telefonin. Për momentin Cicret është thjesht një prototip dhe nuk e dimë nëse do të realizohet për publikun e gjerë.
Krijuesi i prototipit të kësaj pajisjeje ka krijuar edhe një aplikacion që funksionon me byzylykun, i quajtur Cicret. Është një aplikacion për mesazhe i krijuar për dërgimin e sigurt të të dhënave. Në foton e mëposhtme mund të shihni të gjitha pjesët përbërëse të pajisjes. /krokodili.al
Cicret është një byzylyk, një pajisje teknologjike që vishet, që ju lejon të projektoni ekranin e telefonit ose tabletit në kyçin e dorës. Cicret nuk është një orë inteligjente. Nuk është as një telefon inteligjent apo tablet. Ai është një byzylyk që ka një projektor, 8 sensorë të ndryshëm dhe lidhet vetëm me pajisjet Android.
Ai projekton ekranin e telefonit inteligjent në kyçin tuaj të dorës dhe ju lejon ta përdorni atë, të luani lojëra apo të navigoni në internet pa e prekur fare telefonin. Për momentin Cicret është thjesht një prototip dhe nuk e dimë nëse do të realizohet për publikun e gjerë.
Krijuesi i prototipit të kësaj pajisjeje ka krijuar edhe një aplikacion që funksionon me byzylykun, i quajtur Cicret. Është një aplikacion për mesazhe i krijuar për dërgimin e sigurt të të dhënave. Në foton e mëposhtme mund të shihni të gjitha pjesët përbërëse të pajisjes.