Telefonat Android dhe aplikacionet e komunikimit na spiunojnë; aplikacionet nga të cilat të ruhemi

Teknologji

TikTok, WeChat dhe mijëra aplikacione të tjera nga Kina duken të padëmshme, por në të vërtetë janë “malëare”. Por shumë gjëra përdoruesit i kanë vetë në dorë.

Akuzat ndaj aplikacionit kinez TikTok dhe një numri të madh aplikacionesh të tjera kineze janë të rënda: këto programe supozohet se mbledhin një mori informacionesh të përdoruesve të tyre. Këto të dhëna nuk kanë asnjë lidhje me funksionin e vërtetë të aplikacionit dhe nuk ka asnjë arsye për mbledhjen e tyre.

“TikTok-u dhe aplikacionet e tjera janë programuar në mënyrë të tillë që të mbledhin informacione dhe atë janë të pajisura me funksione spiunazhi.” , – thotë eksperti i sigurisë IT, Stefan Strobel, madje sipas tij programuesit e këtyre aplikacioneve përpiqen që askush të mos mundet ta vërejë këtë gjë.

Celularë Android të 26 firmave të ndryshme kanë pasur të instaluara paraprakisht programe malëare me funksione spiunazhi.

Strobel ka mjaft përvojë me aplikacionet kineze dhe sipas mendimit të tij, aplikacionet e njohura kineze TikTok dhe WeChat dhe thotë se janë vetëm maja e ajsbergut.

Të gjithë mbledhin të dhëna, pra ku është problemi?!

Eksperti Stefan Strobel thotë se: “Vazhdimisht vë re se, për arsye të çuditshme, është investuar shumë për ta bërë më të vështirë analizimin e aplikacioneve. Dhe nëse bën përpjekje dhe arrin t’i anashkalosh funksionet mbrojtëse për analizimine aplikacioneve e kupton se aplikacioni është programuar në mënyrë të tillë që të mbledhë shumë të dhëna dhe t’i dërgojë në Kinë. Fjala është për të dhëna që nuk duhen aspak.”