Teknologjia i vjen në ndihmë mjekësisë: Shpiket ekrani i ri LED i cili…

Teknologji

ekranilwed
Ekrani i shpikur së fundmi, është totalisht në dobi të mjekësisë. Ekrani LED është jashtmasë i hollë, gati si një garzë dhe mund të marrë apo dërgojë mesazhe. Kjo shpikje është bërë nga një pedagog japonez, i cili po mundohet ta shpërndajë këtë risi kudo.

Kjo pajisje, i mundëson pacientit trasmetimin në distancë të të dhënave mjekësore tek mjeku. Ai ngjitet në pëllëmbë dhe në të mund të monitoroheni gjatë gjithë kohës nga mjeku. Nuk do të harroni më të pini ilaçet tuaja, pasi do të njoftoheni për to me mesazh. Kjo pajisje do të prezantohet gjatë javës në takimin e përvitshëm të Shoqatës Amerikanë për Avancimin e Shkencës në Teksas. Produkti përfundimtar, pritet të dalë në treg pas 3 vitesh.