Strategjia e re e twitter-it, reklamim në gjuhë të ndryshme

Teknologji

Rrejti social twitter ka zgjedhur nje strategji të re, për të rritur audiencën dhe te ardhurat financiare. Meqenëse reklamimi është burimi më i madh i të ardhurave për twitter-in, sipas përllogaritjeve të bëra në tremujorin e parë të këtij viti, gjigandi i rrjeteve sociale ka prezantuar një funksion të ri. Ai lejon reklamuesit që të përzgjedhin përdoruesit në bazë të gjuhës së tyre. Ky hap synon të zgjerojë akoma më shumë audiencën, dhe t’ju japë mundësi kompanive ose përdoruesve të promovojnë produktet e tyre. Ndërsa përdoruesit e rrjetit social mund t’i shohin reklamat në gjuhën e tyre. Deri më tani twitteri lejonte reklamimin sipas interesave, fjalëve kyçe, gjinisë dhe gjeografisë.

Fillimisht ky funksion do të ketë akses në 20 gjuhë të ndryshme dhe për të përcaktuar gjuhën twitteri sheh profilin e përdoruesit dhe aktivitetin e tij ne rrjetin social.

Ndërsa në muajin mars aplikacioni “vine” i shpërndarjes së videove në “twitter” ndaloi hedhjen në këtë platformë të të gjitha pamjeve me përmbajtje seksuale, pas vënies në qendër të kritikave nga publikimi i një videoje pornografike, që i shpëtoi syrit të redaktorëve.