Me sa duket kompania Sony do të ndjek rrugën e rivalit Nintendo dhe të përqëndrohet në lojrat mobile.
Kompania njoftoi sot se do të formojë një njësi të re të biznesit të ngarkuar me sjelljen e titujve të ri në PlayStation dhe pajisjet iOS dhe Android.
Forward Works, njësia e lojrave mobile nga Sony do të fokusohet tek përdoruesit në Japoni dhe në vendet tjera aziatike, në përgjithësi. Ky division i ri do të fillojë punën më 1 prill.