Snouden: Isha spiun i trajnuar

Teknologji

Hakeri Eduard Snouden ka dhënë të parën intervistë për një televizion amerikan, që prej shpërthimit të skandalit të përgjimit të të dhënave nga agjencitë e inteligjencës së SHBA-së. Duke folur për rrjetin “NBC”, Snouden mohoi të ketë qenë thjesht një kontraktues i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, NSA dhe CIA-s. Ai tha se ka qenë agjent i specializuar dhe me shërbim të plotë dhe që punonte për CIA-n e NSA-në nën mbulim. Snouden theksoi se ka qenë trajnuar për këtë.

“Në kuptimin tradicional të fjalës, mund të them se kam jetuar dhe punuar nën mbulim, jashte shtetit, duke u hequr sikur po punoj në fusha të ndryshme, madje edhe kisha emra të ndryshëm.”

Për momentin, Snouden është në azil të përkohshëm politik në Rusi, pasi kërkohet nga autoritetet amerikane për t’u gjykuar për nxjerrje sekreti. Të dhënat e nxjerra prej tij një vit më parë, që tregonin se si shërbimet inteligjente amerikane spiunonin vende të ndryshme dhe udhëheqës botërorë, shkaktuan shumë debate dhe reagime.