Snapchat e kalon rivalin Twitter!

Teknologji

sssssss.jpg

Snapchat ka 150 milionë përdorues që janë duke e përdorur shërbimin çdo ditë, thanë disa njerëz të njohur me këtë çështje. Kjo e bën aplikacionin katër-vjeçar të mesazheve më të famshëm dhe më të përdorur sesa rrjetin social Twitter, për nga numri i përdoruesve aktivë të përditshëm.

Snapchat ka pasur në rritje të shpejtë, i nxitur nga popullariteti i saj në mesin e të rinjve.

Aplikacioni kishte 110 milionë përdorues të përditshëm në dhjetor.

Twitter, e cila u themelua në vitin 2006, ka më pak se 140 milionë përdorues që ndërveprojnë me shërbimin çdo ditë, thuhet sipas një mesatare prej vlerësimeve të analistëve të anketuar nga Bloomberg.

Shërbimi i shkurtër mesazheve dikur ishte rrjeti më i madh social pas Facebook, por i njëjti ka kohë që është tejkaluar nga aplikacionet e tjera të Facebook, duke përfshirë Instagram, Messenger, dhe WhatsApp.