Snapchat bën gafën e pafalshme: Reklama diskriminuese e rrjetit…

Teknologji

snpachat
‘Snapchat’ bëri gabimin më të madh së fundmi. Pas gjithë luftës që po bëhet për dhunën ndaj femrave me ‘Time’s Up’ dhe të tjera lëvizje, ky aplikacion publikoi një reklamë ku në qendër ishte sherri i bujshëm i Chris Brown me Rihannën vite më parë, ku kjo e fundit u dhunua nga Chris.

snap
‘Do të doje të gjuaje me shpullë Rihannën apo me grusht Chris Brown?’ , -shkruhej në reklamë. Menjëherë pas publikimit të saj një lum me mesazhe vërshuan në ‘Twitter’. Të gjithë reaguan duke e quajtur këtë veprim të ‘Snapchat’ të pavend. Jo më kot pak pas gjithë kësaj rrëmuje kjo reklamë u fshi nga drejtuesit e aplikacionit dhe këta të fundit në një deklaratë për BBC kërkuan ndjesë publike.